SHPENDI I UNAZUAR NË POLONI FOTOGRAFOHET NË SHQIPËRI

20

Në datë 29 gusht 2022, në afërsi të kuvijve të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, u gjet një individ femër i shqipes së balitinave (Circus pygargus) i unazuar në Poloni. Ky lloj folezon në Evropë, Azinë Qendrore dhe në Afrikën Veriore.

Në Shqipëri folezimi i këtij lloji është vërtetur nga ne në disa zona të Ultësirës Bregdetare por edhe në disa zona të Masivit Malor Qendror të vendit. Gjatë përiudhës së shtegëtimit, ky lloj haset në numër më të më madh në vendin tonë.

Gjetja e një individi të unazuar tregon sërishmi se një pjesë e shpendëve që folezojnë në Poloni, Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, në rrugëtimin e tyre drejt Afrikës, kalojnë nëpërmjet vendit tonë.