Shpërblim për policinë e shtetit, përfitojnë 9604 punonjës

7

Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë 10 mijë lekë nga mbështetja financiare për përballimin e pasojave të inflacionit të luftës.

Ky vendim vjen pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për punonjësit e terrenit dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit.

Pakoja e Madhe shkon në mbështetje të 1 milion individëve me një kosto në buxhet prej 8 miliard lekësh.

Ajo synon të lehtësojë ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit, duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.

Fondi 8 miliardë lekë/ Ja sa lekë do marrin administrata, nënat kryefamiljare, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike…