Shpërndahen 15 mijë libra për bibliotekat e shkollave të Elbasanit

80

Bashkia e Elbasanit ka ndërmarrë një nismë për të pasuruar bibliotekat e shkollave në qytet dhe në njësitë administrative.

Një fond i konsiderueshëm prej 15 mijë librash do të shpërndahet në të gjitha shkollat duke shtuar jo vetëm fondin e librave, por edhe cilësinë e tyre.

Në fondin prej 15 mijë librash bëjnë pjesë klasikët botëror si Balzaku, Heminguej, Hygo etj vepra letrare këto që u vijnë në ndihmë të gjithë nxënësve.