Pak muaj pas miratimit të ligjit që përcaktonte një trajtim të ri për naftëtarët, sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpërndarë 400 çertifikatat e para për ata që kanë kaluar në filtrat e nevojshëm dhe kanë përmbushur kushtet. Sekretari i Përgjithshëm i MIE, Gentian Keri sqaroi se në total janë paraqitur pranë këtij institucioni për shqyrtim nga Komisioni rreth 4 mijë aplikime të dërguara nga Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore kryesisht të Qarqeve Fier, Berat, Vlorë, Sarandë dhe Tiranë.
Deri më tani, nga ana e Sekretarisë Teknike që funksionon pranë komisionit janë trajtuar mbi 1 mijë aplikime, janë miratuar dhe prodhuar çertifikatat për 400 përfituesit e parë të statusit, shpërndarja e të cilave filloi ditën e sotme.
Burimi: Revista Monitor