Shpërndahen pako me ushqime për 2 mijë familje në nevojë në Fier

144

Dy mijë pako me ushqime janë shpërndarë për familjet në nevojë të Fierit me rastin e festave të fundvitit.

Një ndihmë simbolike kjo, por e nevojshmë për t’iu gëzuar natës së ndërrimit të viteve.

Pakot ushqimore janë shpërndarë nga punonjësit e bashkisë për të gjitha familjet në vështirsësi ekonomike, të identifikuara më parë nga Zyra e Ndihmës dhe Përkrahjes Sociale.