Shpëtohet një tjetër monument, miratohet projekti i restaurimit të Urës së Glinës

20

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve konsoliduese – restauruese në Urën e Glinës, në fshatin Grapsh, Dropull i Poshtëm.

Projekti parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në strukturën e urës si edhe në kalldrëmin e saj”.

Ura e Glinës, e ndodhur në afërsi të fshatit Grapsh pranë rrugës nacionale, është monument kulture i kategorisë I, e ndërtuar me gurë gëlqerorë me katër hapësira, me harqe guri.

Kjo urë vite më parë ka shërbyer për lidhjen e zonës së Dropullit me atë të fshatrave Glinë, Peshkëpi, Nepravishtë dhe Vraogoran. Ndërtimi i saj i përket kohës së Ali pashë Tepelenës.