Shpiket pajisja që konverton sinjalet e Wi-Fi në energji

86

Shkencëtarët kanë shpikur një pajisje që konverton sinjalet e Wi-Fi në energji elektrike, pa pasur nevojë për një bateri. Rezultati përfundimtar është një pajisje e vogël dy-dimensionale që mundësohet vetëm nga valët e Wi-Fi që kalojnë përmes saj.

Sipas studiuesve, Wi-Fi mund të bëhet burim i përhapur i energjisë në sajë të një gjysmëpërçuesi të avancuar që konverton sinjalin në një rrymë të dobishme të drejtpërdrejtë. Antenat e njohura si ‘rectennas’ kapin valet e Wi-Fi  dhe i konvertojnë ato në energji pa tel, duke përdorur gjysmëpërçuesin. Ekipi, nga MIT, pretendon se pajisja mund të fuqizojë elektronikën për një  zonë të madhe dhe madje edhe pajisje medicinale për të transmetuar të dhëna për mjekët.