Shpiket pajisja që monitoron nivelin e glicemisë në gjak në 24 orë

322
Blood Glucose Meter Diabetic Finger Test Diabetes

Një sistem i ri  hi-tech në ndihmë të diabetikëve, për të evituar krizat e hipoglicemisë është shpikur së fundmi. Lajmi është bërë i ditur nga “Roche Diabetes Care”, i cili thotë se është sensori i parë që shërben për të monitoruar vazhdimisht glukozën deri në 90 ditë.

Që në javën e parë të marsit, ky sensor iu është implantuar 5 pacientëve. Sistemi mat nivelet e sheqerit në gjak në 24 orë në ditë dhe të dhënat shfaqen automatikisht në celular. Pajisja dërgon alarme, paralajmërime dhe njoftime që lidhen me vlerat e ndryshme të glukozës në çdo moment.

Të dhënat parashikuese paralajmërojnë pacientin për ndryshimet  e nivelit të glukozës në gjak. Këto të dhëna, pacienti mund t’ia dërgojë diebetologut të tij në çdo moment nëpërmjet një portali të posaçëm. Pajisja implantohet në trup gjatë një seance ambulatore që zgjat disa minuta dhe ka një jetëgjatësi prej 90 ditësh.

Burimi: Shqip.com