Shqipëri-Kosovë, artistët bashkë në skenën e ArTurbina

73

Artistët nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit si dhe artistë nga Kosova bëhen bashkë për koncertin që do të zhvillohet mbrëmjen e datës 3 shkurt te ”arTurbina”.

Koncerti “Crescendo musicale” zhvillohet me pjesëmarrjen e trupës së korit të TOB dhe Orkestrës. Ky koncert zhvillohet në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri- Kosovë dhe konkretizohet me pjesëmarrjen e dirigjentit kosovar Rafet Rudi, i cili do të drejtojë këtë koncert.

Programi i koncertit do të jetë me vepra premierë të autorëve shqiptarë, mes tyre nuk mungojnë dhe vepra të autorëve të huaj.

Programi përmban Korale nga Jan Kukuzeli dhe interpreton Kori i TOB, vijon “dall’ Antiphonario” nga Gjergj Danush Llapacaj, “Sancta Maria”, “Sancta Maria de Amelphitana” po nga kori i teatrit të operës. Koncerti do të vijojë dhe me “O Magnum mysterium” nga Th. L. de Victoria, “Agnus Dei” op. 167 nga Egil Hovland koncert për fagot dhe kor “a cappella” interpretojnë Orges Malaj- fagot si dhe kori, për të vijuar me “Missa in D dur” KV 194 nga Mozart.