Shqipëri-Kosovë, investime të përbashkëta në fushën energjitike

82

Planifikimi i investimeve të përbashkëta për të çuar në krijimin e kapaciteteve të reja energjitike, ishte në fokus të takimin që zhvilloi sot në Tiranë, administratori i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) Benet Beci me Drejtorin Menaxhues të Korporatës Energjitike të Kosovës (KEK) Njazi Thaci.

Qëllimi kryesor i takimit ishte koordinimi i një platforme të përbashkët që është në interes të dy shteteve e mbi të gjitha në interes të konsumatorëve në mënyrë që të këtë stabilitet në furnizim dhe të ruhet çmimi i konsumatorit duke dominuar prodhimin vendor dhe ulur në minimum importin nga vendet e tjera.

Ndërsa në fund të takimit u vendos që të vijohet më tej në ngritjen e grupeve të punës për të hartuar një strategji afatgjatë bashkëpunimi KEK dhe KESH sha.