Shqipëria, 227.5 milionë euro eksporte bujqësore në 6 muaj

19

Eksportet bujqësore kanë shënuar rritje edhe në 6-mujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave, sasia e eksporteve bujqësore u rrit me 44 mijë tonë produkte, me bazë vjetore. Në fund të 6-mujorit të parë eksportet bujqësore arritën në 224.985 tonë, kundrejt 181.271 tonë që ishte në të njëjtën periudhë një vit më parë, ose 24 % më shumë.

Gjithashtu eksportet bujqësore kanë shënuar rritje edhe në vlerë. Me bazë vjetore eksportet u rritën me 46.3 milionë euro. Në fund të qershorit 2022 eksportet e produkteve bujqësore shënuan vlerën e 227.5 milionë eurove, kundrejt 181.2 milionë eurove që ishin në vitin 2021, ose 25.5 % më shumë.

Politikat dhe injektimi i mekanizmave mbështetës për zhvillimin rural të vendit po mbështesin rritjen e qëndrueshme të bujqësisë dhe po nxisin angazhimin e të rinjve në këtë sektor.

Mbështetur në treguesit statistikorë, bujqësia do të vijojë rritjen gjatë vitit 2022, e shtyrë nga zgjerimi i sipërfaqeve të mbjella me perime, investimet në zinxhirin e magazinimit dhe eksportit, si dhe rritjes së kërkesës së jashtme për prodhimet shqiptare.