Shqipëria arrin objektivin e vendosur, kryhen mbi 500 mijë vaksinime

43

Që nga nisja e fushatës kombëtare të vaksinimit antikovid “Shqipëria buzëqesh” në vendin tonë janë kryer 500 mijë vaksinime.

Objektivi i vendosur për kryerjen e 500 mijë vaksinimeve deri në fund të muajit maj u realizua 29 ditë para afatit.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Në total, Shqipëria ka administruar deri tani mbi 700 mijë vaksina, ndërsa renditemi vendi i parë në rajonin e Ballkanit për procesin e vaksinimit masiv kundër COVID-19.