Shqipëria dhe Egjipti do të lidhen me një kabull optik nënujor

4

Kompania Hungareze e telekomunikacionit 4iG e cila ka në pronësi disa operatorët celular dhe fiks në Ballkanin Perëndimor përfshirë One Albania në Shqipëri, njoftoi një bashkëpunim me Telekomin e Egjiptit për të ndërtuar një kabull optik nënujor që do të lidhë Shqipërinë dhe Egjiptin.

Si kabulli i parë optik nënujor që lidh dy vendet, ai do të shtojë më shumë diversitet në Mesdhe dhe ti japë Shqipërisë qasje në lidhjet mes Egjiptit, Italisë dhe Francës.

4iG tha se do të ndërtonte një qendër të dhënash dhe të zgjerojë rrjetin tokësor të fibrave optik në Shqipëri pas marrëveshjes me Telekomin e Egjiptit.

Kompanitë thanë se kabulli i ri optik do të zgjerohet edhe në destinacione të tjera madhore si Libia, Qiproja dhe Greqia. Konfigurimi fillestar përfshin edhe një lidhje me Italinë.

Në Egjipt, kabulli optik nënujor i 4iG do të lidhet me disa kabllo optike që vinë nga Azia dhe Afrika dhe kalojnë nëpër Detin e Kuq. Shqipëria do të shërbejë si distanca më e shkurtër e lidhjes me Frankfurtin dhe pika të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore.

Kryetari i Grupit 4iG Gellért Jászai tha se marrëveshja ishte një hap i rëndësishëm për kompaninë e cila synon të bëhet një ofruar global i shërbimeve të komunikimit.

/pcworld.al