Shqipëria dy medalje ari në mundje, Prizreni dhe Karepi kampione Ballkani për të rinj

204

Paris Karepi dhe Eriglent Prizreni i dhuruan Shqipërisë dy medalje ari në kampionatin ballkanik të mundjes për të rinj që u mbajt në Tiranë. Me përballje tejet të vështira, mundësit shqiptarë ngritën flamurin në podiumin e Asllan Rusit. Paris Karepi siguroi medaljen e artë në kategorinë 125 kg pasi fitoi 3 ndeshje.

Jo pak të vështira i kishte përballjet edhe Eriglent Prizreni. Në eventin ballkanik ku morën pjesë më shumë se 100 atletë nga 7 shtete, Shqipëria u përfaqësua me 23 mundës. Kuqezinjtë siguruan medalje argjendi me Elmaz Kryeziu, Hans Marën dhe Emiliano Onuzin. Oltion bardhi mori bronzin në 57 kilogramë.