Shqipëria fiton 13 pozicione në renditjen e “lirisë ekonomike”

69

Shqipëria ka përmirësuar 13 vende në renditjen ndërkombëtare që Heritage Foundation i ka bërë këtë vit lirisë ekonomike.

Rankimi i 2019-s i jep Shqipërisë 66.5 pikë dhe e rendit të 52-in në botë, duke përmirësuar 13 pozicione nga viti 2018.

Progresin më të rëndësishëm sipas këtij indeksi Shqipëria e ka bërë rritjes së të ardhurave dhe uljen e varfërisë.

“Progresi në rritjen e të ardhurave dhe uljen e varfërisë ka qenë i konsiderueshëm. Një regjim tregtar konkurrues i mbështetur nga një kuadër rregullator relativisht efikas ka inkurajuar zhvillimin e sektorit sipërmarrës në rritje.”