Shqipëria heq vizat me një tjetër shtet të fuqishëm

136

Shqiptarët do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza drejt Arabisë Saudite.

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme miratimin e memorandumit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për heqjen reciproke të vizave për qëndrim afatshkurtër për mbajtësit e pasaportave diplomatike të shërbimit dhe private për shtetasit e të dyja vendeve.

Vendimi hyn në fuqi pas botimin në “Fletoren Zyrtare”.