Shqipëria hyn në hartën e navigimit të jahteve luksozë

99

Shqipëria tashmë është shndërruar dhe në destinacionin e turizmit elitar pasi jahtet dhe kroçerat luksoze po frekuentojnë portet e vendit tonë.

Së fundmi, Shqipëria ka hyrë në hartën e navigimit të jahteve luksozë, që vijnë nga e gjithë bota, veçanërisht gjatë muajve të verës.

Prestigjiozja “Knight Frank” ka publikuar së fundmi raportin për 2019 në shumë sektorë dhe tek hyrje-daljet e jahteve tregojnë se Shqipëria është pjesë e ndalesave të këtyre jahteve.

Shifrat tregojnë se Shqipëria është destinacioni i vetëm 3% prej udhëtimeve verore të tyre në kontinentin e vjetër. Paçka se shifra duket mjaft e vogël, ajo e vendos vendin tonë në hartën e këtyre udhëtimeve luksoze.

Vendi ynë, me 3%, rezulton të jetë në të njëjtat pozita me Maltën, vend i cili ndodhet në qendër të Mesdheut.