Shqipëria ka afro 11 milion pemë ulliri, ja sa tonë vaj prodhoi këtë vit

245

Krahas zgjerimit të sipërfaqeve të mbjella me ullinj, në vendin tonë është rritur ndjeshëm edhe prodhimi i vajit të ullirit.

Ullishtaria është kthyer në një sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit kjo edhe për shkak të politikave orientuese dhe ndihmuese të ndërmarra së fundi nga qeveria që po adreson mbështetje të prekshme për këtë sektor.

Studimi i publikuar së fundi nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me projektin gjerman, tregon se prodhimi i vajit të ullirit në vendin tonë arrin në shifrat e rreth 20 mijë tonëve në vit.

Shqipëria ka afro 11 milion pemë ulliri, ku afro 8 milionë pemë llogariten në prodhim. Sipas shifrave më të fundit sasia e prodhuar regjistrohet në afro 100 mijë tonë ullinj në vit.

Kultivimi i ullirit dhe prodhimi i vajit të ullirit është i bazuar kryesisht në biznese familjare. Shqipëria ka rreth 450 fabrika përpunimi ulliri për vaj ulliri. Ndërsa konsumi i vajit të ullirit për frymë është afro 7.1 litra/vit.

Investimet në industrinë përpunuese të vajit të ullirit, kanë përmirësuar cilësinë e standardet e këtij produkti i cili tashmë është mjaft i kërkuar edhe për eksport edhe në tregjet evropiane.