Shqipëria lëshon vizat elektronike

26

Nga shtatori, Shqipëria ka nisur aplikimin e vizave elektronike për të gjithë të huajt që duan të hyjnë në territorin tonë. Përmes një Vendimi të miratuar tashmë në Fletoren Zyrtare, Këshilli I Ministrave ka miratuar formën, përmbajtjen dhe elementet e sigurisë.

Viza elektronike do të jetë e printueshme në printer bardhë e zi, dokument format A4, PDF dhe do të përmbajë Bandën e titullit, ku në krye në qendër vendoset Stema e Republikës së Shqipërisë, në rreshtin e dytë shkruhet teksti “ELECTRONIC VISA”/ “REPUBLIC OF ALBANIA”/ “AL0000000e”, ku vendoset nr. identifikues i vizës në sistem.

Numri identifikues i vizës në sistem do te jetë me 8 karaktere dhe në fillim germat AL dhe do të përmbajë Fushën ku është përcaktuar vendosja e fotos (G1). – Fushën ku printohen të dhënat e që ruhen në

MRZ (G2). – Fushën ku do të printohet “Kodi i lexueshëm me makinë” (MRZ).

Tekstet dhe simbolet që do të ketë të kompozuara viza elektronike, sipas modelimit të saj do të jenë: Stema e Republikës; tekstin Republika e Shqipërisë/Republic of Albania; dhe Harta e Shqipërisë.

Viza do të përmbajë informacionin mbi kohëzgjatjen, autoritetin lëshues, dhe shtetasin e huaj posedues të saj.

Dokumenti do të gjenerohet në format A4, PDF dhe do të përmbajë dhe Kodin QR. I cili do të përdoret për të ruajtur të

dhënat në format binar. Ky kod duhet të dëshifrohet nga lexuesi i pasaportave në Pikat e kalimit kufitar, nga telefoni cellular, apo paisje të tjera elektronik. Aplikimi I Vizave elektronike u konsiderua nga qeveria si një hap domethënës në lehtësimin e procedurave për të huajt që duan të vijnë në Shqipërio dhe një nxitje për sektorin e turzimit.