Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të mira! Revista britanike: 2019-ta, viti i tokës së shqiponjave

124

Revista e famshme britanike “Harper’s Bazaar” që i kushtohet botës së modës, artit dhe kulturës ka zhvilluar një sondazh në bashkëpunim ekspertët e udhëtimeve për vendin që dëshirojnë të vizitojnë turistët në 2019 dhe Shqipëria është në dhjetë më të preferuarat, në një klasifikim ku ndodhen vende si Sri Lanka, Kanadaja, Zelanda e Re apo Japonia.

Ky vend i Europës Jugore për një kohë të gjatë ka qenë nën hijen e tërheqjes turistike që kishin vendet fqinje si Greqia dhe Mali i Zi, megjithatë, disa ekspertë udhëtimesh parashikojnë se 2019 do të jetë viti i këtij vendi”, thotë Harper’s Bazaar.

“Booking.com cilëson Ksamilin, në jug të vendit, një xhevahir të fshehur. Për më tepër, ajo thekson se ky vend është vlerësuar nga vizitorët e mëparshëm për gatimet e detit dhe njerëzit miqësorë”, shkruan revista britanike.

Shqipëria ka arritur të listohet edhe nga “Lonely Planet” në destinacionet më të mira për vitin 2019: “Shqipëria mbetet një destinacion ku mund të ngjisësh male të bukura, të qëndrosh në fshatra të vogla dhe përtej kohës si dhe të eksplorosh kryeqytetin Tirana plot gjallëri shumë më i lirë se sa kudo tjetër në Europë”.