Shqipëria mes vendeve më të mira në planet/ Prestigjiozja ndërkombëtare: Alpet Shqiptare të lënë pa frymë

24

Portali i mirënjohur ndërkombëtar “MSN” ka renditur vendet më të bukura në planet për t’u vizituar, nën siglën e “vendet ku nëna natyrë ka lënë mrekullitë e veta”. Në listimin e këtyre vendeve janë dhe Alpet Shqiptare, “Prokletije”, pozicionuar mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

“Nuk mund të mohohet bukuria e peisazheve alpine të Zvicrës, Francës dhe Italisë, por shumë prej tyre nuk kapin madhështinë e pashoqe të Prokletije, të njohur gjithashtu si Alpet Shqiptare. I pozicionuar në gadishullin e Ballkanit Perëndimor, ky varg malor që lë pa frymë shtrihet nëpër Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërthurur me fshatra të çuditshëm, pyje të harlisura dhe qafa malore të tërbuara, ky rajon është një vend i jashtëzakonshëm për t’u shëtitur.”, shkruan MSN në artikullin e saj.

Përveç Alpeve Shqiptare, ndër vendet e tjera të listuara janë Hoh Rain Forest në SHBA, Angel Falls në Venezuelë dhe Stuðlagil në Islandë.