Shqipëria në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës, Venecia 20

251

Hapet zyrtarisht Pavijoni Shqiptar në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës, Venecia 2016 në Venecia.Pavijoni u promovua mbrëmjen e 26 majit nga ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, e cila pasi ka falenderuar grupin e kuratorëve ka bërë një prezantim të ideve që përçon Shqipëria këtë vit përmes pavijonit të saj në Bienalen e arkitekturës në Venecia.

Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë do të paraqesë “Të kam lënë malin” në ekspozitën e 15-të ndërkombëtare të arkitekturës në Bienalen e Venecias, 28 maj – 27 nëntor 2016. Kuruar nga Simon Battisti, Leah Whitman-Salkin dhe kolektivi dizenjues Åbäke, pavijoni shqiptar i përgjigjet temës “Raportim nga Fronti” të kuratorit të Bienales Alejandro Aravena, duke paraqitur një gjendje që ka përcaktuar thurrjen urbane të Shqipërisë: arkitektura e zhvendosjes dhe migrimit.

Kuratorët kanë porositur tekste të reja rreth arkitekturës së zhvendosjes nga shkrimtarë, poetë e krijues të skenës ndërkombëtare: poeti Etel Adnan, poeti Mourid Barghouti, shkrimtari Michel Butor, artistja Claire Fontaine, arkitektja Yona Friedman, artisti Anri Sala, antropologu Michael Taussig, ekonomisti Yanis Varoufakis, shkrimtarja Ornela Vorpsi dhe urbanisti Finn Williams. Tekstet interpretohen nga këngëtarët më të mirë iso-polifonikë shqiptarë. Këngët do të dëgjohen në pllaka gramafoni 30cm, të cilat do të luajnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së Bienales së Venecias si një instalim tetë-kanalësh. Zërat e Shqipërisë do të mbushin pavijonin.

Katër grupe kanë kontribuar me talentin e tyre muzikor dhe krijues për të realizuar këtë inçizim të veçantë:

grupi nga Fieri udhëhequr nga Shaban Zeneli, me: Petrit Canaj, Llazar Dumi, Kastriot Halihoxha, Nesim Meno, Muharrem Mezani, Guri Rrokaj, Fatmir Tahiraj;
grupi ‘Bilbili’ nga Vlora, organizuar nga Sejmen Gjokoli, me: Adriatik Genko, Viktor Gjoka, Sinan Gjoleka, Vendim Kapaj, Piro Latifaj, Dejrim Muhafaraj, Trifon Mulaj;
grupi nga Tirana me: Dhurim Ballo, Sotir Ballo, Nazo Celaj, Trifon Golemi, Mehmet Vishe, Hyso Xhaferraj;
e së fundi grupi i grave nga Himara, me: Luljeta Çipa, Valentina Gerdhuqi, Violeta Gerdhuqi, Zaharulla Koka, Polite Merkuri, Eglanda Prifti, dhe Vojsava Zenelaj, organizuar nga Kristo Çipa.

Foto: © Adnan Beci

13312717_1781213728757795_3129221167041873054_n 13307340_1781213792091122_5932327988106254850_n 12871466_1781215165424318_964137459988352695_n 13256033_1781215268757641_2045784458227470862_n 13256083_1781213648757803_7210078300328346521_n 13260287_1781215098757658_1301973058697360104_n 13312824_1781214072091094_518073596052261298_n 13315425_1781214292091072_5572277140132960846_n 13321615_1781214302091071_1888122143303401111_n 13321837_1781214692091032_1605749354015149774_n 13327414_1781213758757792_1681160473477769219_n 13327572_1781213862091115_9038686024174742882_n 13330915_1781214258757742_7647814939340569912_n 13331157_1781213805424454_3542984334694276829_n 13332772_1781213708757797_2933122230395947919_n 13332836_1781213775424457_1683586094114960962_n

Burimi: Ministria e Kultures fb