Shqipëria në rrethin e festivaleve të muzikës më të mira në Europë

48

Prestigjiozja “The Guardian” përzgjedh festivalin UNUM që do të zhvillohet në Shqipëri mes festivaleve të muzikës më të mira në Europë, që ndjek gjurmët e Kala Festival.

UNUM është një festival i ri që synon të fusë Shqipërinë në rrethin e festivaleve, që ndjek suksesin e Kala Festival në fillim të vitit 2018, mes shumë të tjerëve në vitet e fundit.

DJ nga më të mirët, bregdet me rërë dhe birrat e lira vazhdojnë të tërheqin turmat në Rivierën Shqiptare, këtë herë tek plazhi Rana e Hedhun, me në sfond male dhe pisha, pranë Shëngjinit në veriperëndim të vendit.

Së bashku me personazhe si Joseph Capriati, Craig Richards dhe të tjerë, do të ketë gjithashtu punime arti, vepra artizanale lokale dhe kioska me gatim, shtretër të varur, joga dhe volejboll pazhi.