Shqipëria nënshkruan marrveshje bashkëpunimi me Rusinë në fushën e kulturës

265

cyqsbrqxeaeexap

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nënshkruan me homologun rus, Vladimir Medinskiy, Programin e bashkëpunimit në fushën e kulturës Shqipëri-Rusi 2017-2019

Programi i bashkëpunimi u nënshkrua me rastin e vizitës së Ministres Kumbaro në Forumin V Ndërkombëtar të Kulturës në Shën Petërburg, ku ajo ishte ftuar për të marrë pjesë.

Forumi Ndërkombëtar i Kulturës i Shën Petërburgut është një platformë e njohur shkëmbimesh të politikave kulturore të nivelit të lartë, të përvojave më të mira ndërkombtare në fushën e prodhimeve skenike, të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe një dialog i hapur për të ardhmen e trashëgimisë botërore dhe bashkëpunimeve në lëmin e artit.

Forumi V Ndërkombëtar i Kulturës zhvilloi punimet e tij nga data 1-3 dhjetor 2016. Ky Forum u organizua nga Qeveria ruse, Ministria e Kulturës së Rusisë dhe Bashkia e Shën Petërburgut.

cyqsbrswgaak1bl cyqsbrsxeai0ju_

Burimi: Tema