Shqipëria ngjit 30 vende në renditjen botërore të qëndrueshmërisë energjetike

13

Shqipëria është ngjitur me 30 vende në renditjen globale të qëndrueshmërisë energjetike.

Këshilli Botëror i Energjisë publikoi indeksin, i cili e rendit vendin tonë të 43-tin në botë, ndër 108 ekonomi, ndërkohë që një vit më parë mbante vendin e 73-të ndër 128 vende.

Sipas raportit, Shqipëria merr më shumë pikë në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale dhe në atë të barazisë, dhe vlerësohet më pak sa i takon sigurisë energjetike.

Po ashtu,  Shqipëria këtë vit renditet e 4-ta në glob në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale, pas Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë.

“World Energy Trilemma Index” mat qëndrueshmërinë energjike të një shteti duke u bazuar në tre shtylla kryesore, sigurinë energjetike, barazinë dhe qëndrueshmërinë ambientale.

Referuar publikimit, Shqipëria kryeson ndër vendet e rajonit, madje lë pas në renditje edhe disa vende të tjera europiane.

Listën e Këshillit Botëror të Energjisë e kryesojnë Zvicra, Suedia dhe Danimarka.