Shqipëria nis turizmin me të huajt me 25 maj, të parët polakët dhe çekët

30

Shqipëria fillon në javën e fundit të këtij muaji sezonin turistik për të huajt. Më 25 Maj pritet mbërritja e avionëve të parë charter me vizitorë polakë, çekë dhe ukrainas.

Shoqata e Operatorëve Turistikë thotë se numri më i madh i turistëve që pritet të mbërrijnë është nga Polonia, ku parashikohet një fluks prej 20 fluturimesh në javë, ndërsa 3-4 fluturime do të bëhen nga Çekia.

“Të parët janë nga Polonia, ku priten deri në 20 charter në javë, kemi interes dhe nga Çekia dhe Ukraina, ndërsa më vonë priten nga Bjellorusia dhe Rusia”.

Të gjithë turistët që pritet të hapin sezonin në Shqipëri kanë bërë rezervimet një vit më parë, të cilat i shtynë për shkak të pandemisë së Covid-19.