Shqipëria paraqet interes për investitorët e huaj

25

Pavarësisht situatës së krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19, sërish Shqipëria paraqet interes për investitorët e huaj

Investimet e huaja direkte gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti llogariten 691 milionë euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në raportin “Bilanci i pagesave” për tremujorin e tretë të vitit investimet e huaja direkte llogariten 237 milionë euro.

Referuar të dhënave gjatë këtij tremujori investimet e huaja direkte ishin më të larta krahasuar em 2 tremujorët paraardhës. Në tremujorin e parë të vitit investimet e huaja llogariten 232 milionë euro, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit që përkon edhe me periudhën e mbylljes për shkak të pandemisë investimet e huaja direkte llogariten 222 milionë euro.