Shqipëria prodhon mbi 250 mijë tonë gështenja, ka 450 ha sipërfaqe me gështenja

57

Në zonën e Tropojës sipërmarrësit e grumbullimit janë mbështetur me grante nga programi IPARD, kanë investuar në tri qendra magazinimi dhe seleksionimi të gështenjave, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga eksporti.

Vitet e fundit investimet në industrinë e përpunimit të gështenjës janë rritur.Ekspertët e bujqësisë shprehen se, sa më shumë investime në zinxhirin e grumbullimit dhe në magazina frigoriferike për të shmangur firot, aq më shumë fitime siguron sektori i gështenjës.

Në kushtet kur Shqipëria është një prodhues potencial i gështenjës në Ballkan mund të zhvillojë industrinë e përpunimit të produktit duke e gjeruar edhe më tej zinxhirin e përfitimit të vlerës dhe sidomos fitimet për fermerët.

Hapi tjetër është zhvillimi i industrisë së përpunimit. Në Itali, aty ku dominon eksporti i gështenjës “Made in Albania”, prodhohen me dhjetëra nënprodukte me bazë gështenjën, që gastronomia shqiptare ende nuk i njeh.

Ekspertët shprehen se, bashkitë dhe aktorë të tregut mund të ndikojë në këtë aspekt duke rritur marketingun dhe duke organizuar festa dhe panaire që lidhen me gështenjën për të rritur konsumin e brendshëm.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se kultura e gështenjës është një aset i rëndësishëm i sektorit të bujqësisë dhe se qëllimi i qeverisë është rritja e prodhimit dhe rritja e të ardhurave të fermerëve që punojnë me këtë produkt.

Janë rreth 450 ha sipërfaqe me gështenja, kryesisht në zonën veriore të vendit, ndërsa prodhimi është rritur në 250 tonë gështenja në vit dhe mbi 50 % e prodhimit eksportohet në tregjet ndërkombëtare me çmime konkurruese.