“Shqipëria punon tokën”, Tirana epiqendër e 729 fermerëve e sipërmarrësve

153

Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet sot dhe nesër në një kryeqendër të promovimeve të produkteve shqiptare në panairin më të madh të bujqësisë në vend: “Shqipëria punon tokën”.

Edicioni i dytë i këtij panairi organizohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Shoqata e Industrialistëve Ushqimorë me mbështetjen e bashkisë së Tiranës.

Ky është panairi më i madh bujqësor dhe blegtoral, i cili do të sjellë aromën e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend.

Në këtë edicion do të jenë pjesëmarrës rreth 659 fermerë nga e gjithë Shqipëria, 70 sipërmarrje ushqimore dhe 39 bashkiaHapësira ekspozuese prej 23400 m2 në zemër të Tiranës do të kthehet në arenën më të madhe ekspozuese të produktit, traditës, muzikës dhe kulinarisë shqiptare, ku mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura.