Shqiptarë që na bëjnë krenarë/ Turisti humb portofolin në Sarandë, mahnitet pas kthimit në Kroaci

194

Një turist kroat ka mbetur i mahnitur nga ajo që i ka ndodhur në Shqipëri.

Ai ka humbur portofolin ditën e fundit të pushimeve të tij në Sarandë.

Por pas kthimit në Kroaci i ka ndodhur diçka që nuk ia priste mendja.

Portofoli me gjithçka kishte brenda i ka mbërritur me postë në shtëpi

Rasti i rrallë që vlen sa qindramijëra euro reklamë për turizmin shqiptar.

Djali që ka gjetur portofolin ia ka dërguar shoqëruar me një shënim miqësor, ku me shaka i shkruan: “E di që ia kalove shumë mirë në Sarandë por nuk ishte nevoja të lije një bakshish kaq të madh :)”

Kroati e ka ndarë ngjarjen me miqtë e tij në rrjete sociale.

“Ma dërguan portofolin me të gjitha paratë brenda dhe të gjitha kartat bankare. Shqipëria është kaq e bukur, shqiptarët janë njerëz ekstra” – shkruan ai.

Mësohet se në portofolin e turistit kishte 300 euro dhe djali që ka kryer këtë akt fisnik quhet Alban Koka.

Bravo Alban.