Shqiptarët, 8 miliardë euro në banka

64

Depozitat e shqiptarëve në banka në fund të shkurtit ishin 1.005 trilionë lekë (rreth 8 miliardë euro), duke shënuar një rritje prej 0.3% në krahasim me muajin e mëparshëm.

Sipas Bankës së Shqipërisë kursimet e shqiptarëve në banka shënuan rritje për të tretin muaj radhazi në shkurt. Nëse u referohemi të dhënave, ajo që vihet re është tendenca për të kursyer në valutë, duke lënë disi mënjanë lekun.

Depozitat në monedhë të huaj (kryesisht euro), por të raportuara në lekë, u rritën me 0.5% me bazë vjetore.