Çelja e sezonit turistik duket se ka rritur ndjeshëm fluksin e pushuesve nga Kosova në vendin tonë.
Vetëm në qarkun e Kukësit, numërohen rreth 10 000 qytetarë të ardhur nga Kosova drejt vendit tonë një ditë më parë.
Vetëm në pikën kufitare të Morinës, në Kukës, kanë mbërritur 9 521 shtetas nga Kosova. Nga Qafa e Prushit në Has janë 143, teksa pika kufitare e Morinës në Tropojë janë 195 shtetas nga Kosova, që kanë mbërritur në territorin shqiptar. Në total rezultojnë 9 867 shtetas të ardhur nga Kosova vetëm dje dhe 3 328 mjete me targa të huaja të regjistruara.