Shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut s’kanë më nevojë për leje pune në Shqipëri

71

Shtetasit shqiptarë të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut përjashtohen nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për punë në Shqipëri.

Ky vendim krijon lehtësi për hyrje në tregun e punës në Shqipëri për shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Lajmin e ka dhënë ministri në detyrë për Europën dhe Punët e jashtme, Gent Cakaj.