Shqiptarët “eksplorojnë” botën/ Ja sa është rritur numri i “check- in” jashtë kufijve

19

Shqiptarët po orientohen drejt eksplorimit të shteteve të huaja edhe më shumë.

Sipas raportit të fundit të Instat, lëvizja e shtetasve shqiptarë jashtë vendit është rritur me 9.2%, në 10 mujorin e parë të 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Në janar- tetor 2018, numri i daljeve jashtë kufijve ishte 4.537.760, ndërsa për po të njëjtën periudhë të vitit pasardhës, ky numër arriti në 4.956.344.

Pra, referuar këtyre të dhënave, “check- in”- et nëpër “botë” janë rritur me 418.584.