Shqiptarët mbushin kinematë, rritja më e lartë e prodhimit dhe audiencës në Evropë

40

Kinematë shqiptarë raportojnë rritjen më të madhe të numrit të shikueshmërisë në Europë gjatë vitit të kaluar, me rreth 67%. Të dhënat dalin Në pah nga publikimi më i fundit i unionit ndërkombëtar të kinemave, i cili do të publikojë të dhëna më të detajuara në muajt e pranverës. Kështu, të dhënat paraprake flasin për rreth 354 milionë lekë në formë biletash nga kinematë në vendin tonë përgjatë të gjithë 2019-ës, nga rreth 211 milionë të vitit paraardhës, si dhe rreth 600 mijë shikues, nga rreth 400 mijë të vitit paraardhës, në rritje me 70%.

Rritja me rreth 67% e shikueshmërisë nëpër kinema duket se është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e “boomit” të filmave shqiptarë gjatë vitit të kaluar. Kjo gjë del në pah nga një tjetër e dhënë, ajo e normës së filmave vendas, mbi totalin e filmave të shfaqur në kinematë e vendit atë vit. Ndërkohë që në 2018-ën norma e filmave shqiptare fiksohej në 1.5% të totalit, në 2019-ën u ngjit në 23%.

Kjo normë është edhe më e lartë se vende si Gjermania, Italia apo Rusia, që ndër të tjera kanë një industri kinematografike vendase mjaft të zhvilluar. Paçka se prodhimi i filmave shqiptare nuk ka pasur një “boom” në sasi gjatë vitit të kaluar, ato pak filma që janë shfaqur kanë pasur një sukses që ka gjeneruar rritjen e ndjeshme të xhiros vjetore  të kinemave në vendin tonë.i