Shqiptarët që shkëlqejnë, tjetër medalje për Nora Gjakovën

18

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka fituar edhe ndeshjen e katërt apo gjysmëfinalen për t’u kualifikuar në finale të Grand Slamit që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Pas tri fitoreve në tri ndeshjet e para, xhudistja pejane ka fituar edhe gjysmëfinalen për të kaluar në finale në garën që po zhvillohet në Tbilisi.

Në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova e ka mposhtur kundërshtaren nga Sllovenia, Kaja Kajzer.

Në finale, xhudistja jonë do ta ketë përballë xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.