Shqiptarët restaurojnë vullnetarisht parkun e fëmijëve në Greqi, lajmi pushton mediat

30

Shqiptarët që jetojnë në Lamia në greqi përmes punës vullnetare kanë marrë përsipër të riparojnë dhe të lyejnë vullnetarisht këndin e lojërave.

Në videon e medias lokale lamiareport.gr emigrantët shqiptarë rrëfejnë se megjithëse nuk janë nga Lamia, në këtë qytet rriten fëmijët e tyre bashkë me vendasit.

Shqiptarët specialistë kanë shfrytëzuar dhe periudhën e lockdown, kur punët janë të pakta e të kufizuara për të ofruar një kënd lojërash sa më komod e të këndshëm për vogëlushët. Aktin e tyre human e kanë përshëndetur si qytetarët dhe pushteti lokal i Lamias, ashtu dhe mbarë media greke.