Shqiptari Gjon’s Tears fiton çmimin ‘Best Swiss Act’ në “MTV Awards”

15

Njëra ndër ngjarjet më të mëdha muzikore, MTV Europe Music Awards, është duke u mbajtur në Budapest të Hungarisë.

“MTV EMA” ka ndarë çmimet për artistët më të mirë të vitit në secilin shtet përkatës evropian, ku këngëtari shqiptar Gjon’s Tears ka fituar çmimin ‘Best Swiss Act’.

Për shtetin e Zvicrës ishin të nominuar dy artistë shqiptarë: Loredana Zefi dhe Gjon Muharremaj.

Njëra ndër prezantueset në MTV është edhe këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, në këtë mbrëmje ku bëhet ndarja e një numri të madh të çmimesh me emra të njohur të skenës evropiane dhe atyre botërore.

Ndërkohë, kujtojmë se artistja tjetër nga Kosova me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është e nominuar për njërën kategori të çmimeve në këtë mbrëmje ceremoniale.

Muzika nuk ka kufi dhe këtë e kanë dëshmuar më së miri artistët shqiptarë. Gjithnjë e më shumë artistë nga Kosova dhe Shqipëria po shtohen në tregun muzikor ndërkombëtar.