Shqiptari nga Çamëria, që themeloi ekipin italian të Interit

23

Giovanni Paramithiotti – Gjon Paramithioti ishte shqiptari nga Çamëria, i cili themeloi klubin e futbollit të Interit, si edhe presidenti i parë i Interit.

Skuadra e futbollit të Interit të Milanos u themelua në 9 Mars 1908 me emrin Internacionale Milano. Giovanni Paramithiotti lindi në Venecie dhe nuk ka shumë të dhëna për të, por vdiq më 1936 në SHBA.

Ai rridhte nga një familje e madhe tregtarësh dhe bankierësh. Të huajt e konsiderojnë hebre, grek e venedikas, por një gjë nuk kanë mundur t’ia fshehin, t’ia zhdukin: mbiemrin që ai trashëgon nga origjina e familjes së tij, nga Paramithia e Çamërisë, me qëllim që të ruanin në kujtesë të tyre origjinën se nga ishin.

Paramithia nuk ka patur asnjëherë grekë, venedikas apo hebrenj vendas.

Këta të fundit erdhën në mesin e shekullit XIX, si shërbëtorë apo tregtarë të vegjël, dyqanxhinj, atëherë ku familjet e mëdha shqiptare u larguan, si fillim nga presionet e pushtetit osman dhe më tej, nga gjenocidi grek.

Nga familja e madhe Parmithioti kanë dalë shumë figura te njohura, të cilët, bashkë me familje të tjera shqiptare dhanë një kontribut të madh në themelimin dhe forcimin e shtetit grek, në shek e XIX, siç njihet në histori.

Familja Paramithioti, bashkë me disa familje të tjera shqiptare, një zviceran dhe me vëllezërit Roçild (Rothschild) themeluan më 1841, Bankën Kombëtare të Mbretërisë së Greqisë.