Shqiptari që arriti të ndërtojë markën e tij të orëve, fiton vëmendjen e revistës prestigjoze

274

oret2-550x365

Historia e suksesit të një shqiptari të ri të apasionuar pas orëve të dorës.

Ky është modeli i një të riu që i dha jetë ëndrrës së tij për të ngritur një sipërmarrje të prodhimit të orëve.

Rexhep Rexhepi, ka tërhequr vëmendjen e revistës prestigjoze që mbulon të rejat nga industria e orëve, “Wrist Watch”.

Ai ka arritur që prodhimet e tij t’i ekspozojë në kryeqytetet më të mëdha të botës.

Në moshën 14-vjeçare ai filloi profesionin e tij në firmën prestigjioze “Patek Pilippe”. Por, pasioni i tij për orët ka filluar shumë herët, qyshse jetonte në Kosovë.

Rexhepi tregon momentin kur pa për herë të parë një orë dore, orën e babait të tij.

“Mbaj mend se ishte një orë Tissot. Në atë kohë babai im punonte në Zvicër dhe çdo herë që ba vizitonte në Kosovë, unë e merrja orën e tij dhe dëgjoja tik-takun e saj. Disa herë përpiqesha ta hapja, por nuk arrija. Në fakt, vetëm sa arrija ta gërvishja orën”.

Burimi: Opinion