Shqiptari shpallet trajneri më i mirë i Italisë në shah

21

Së fundi, shqiptari, Aleks Çapaliku është shpallur si trajneri më i mirë dhe më profesional në Itali.

Aleks Çapaliku hyn në “Albo d’Oro della Federazione Italiana Scacchi (Si regjistri i Artë i Federatës Italiane të Shahut). Ai është shpallur nga Federata Italiane e Shahut si trajneri më i mirë i Italisë së Veriut.

Çapaliku prej shumë vitesh shërben pranë institutit edukativ “Istituto Comprensivo di Tarcento”, në Udine të Italisë si trajner shahu për fëmijë.