Shqiptarja Arta Cika, fituese e çmimit “TechWomen100”

29

Shqiptarja Arta Cika është zgjedhur në mesin e 100 fitueseve të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo tha se këtë çmim ia dedikon Shqipërisë dhe të gjithë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Falë punës time 10 vjeçare dhe mbështetjes së madhe nga familja ime, që ka qenë gjithmonë krahu im i djathtë, jam sot këtu e kjo me jep forcë për të vazhduar përpara. Pa mbështetjen e tyre, asgjë nuk do të kishte qenë e mundur.

Ne fund, do doja t’ia dedikoja këtë çmim vendit tim të dashur, Shqipërisë, ku linda u rrita e mora dijet e para dhe të gjithë njerëzve në veçanti atyre të prekur nga tërmeti. Siç thotë edhe shprehja: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Vazhdoni të qëndroni të palëkundur. Jam pranë jush. Jemi të gjithë shqiptarët bashkë anembanë botës. Kjo na jep forcë e na bën krenarë. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh ndër tjerash Arta.

TechWomen100 është programi vjetor i njohjes së WeAreTechWomen që vë në pah arritjet e grave në teknologji nën nivelin e menaxhimit të lartë.