Shqiptarja Bleona Hasani, fituese e çmimit të parë në Suedi

42

Bleona Hasani është lindur në Suedi por lidhjet me Kosovën i ka shumë të forta. Së fundmi ajo ka fituar çmimin e parë në Radion shtetërore suedeze ku këngët e saj janë ndër më të dëgjuarat.

Në një intervistë televizive, 16-vjeçarja thotë se krahas muzikës në gjuhë angleze ka dhe tre projekte në Kosovë. Ajo thotë se e viziton shpesh Mitrovicën, origjinën e saj dhe gjithmonë mërzitet kur do të duhet të kthehet në Suedi.

Lajmi se është fituese në Radion e Suedisë thotë se e ka gëzuar shumë qysh më herët e ka ndjerë se me muzikë do të punojë dhe në të ardhmen.

Dhe pse ka lindur në Suedi Bleona e flet mjaft mirë shqipen dhe thotë se nuk e harron kurrë. Mbështetësi më i madh për të është i ati.