Shqiptarja që bëri Apple-in të njohë kufijtë e Kosovës

17

Një peticion, i cili nisi si një nismë e thjeshtë nga 20-vjeçarja Megi Cara, bëri të mundur që Kosova të njihet në aplikacionin Apple Maps.

Ishte studentja shqiptare në Londër, e cila hodhi e para idenë për njohjen e kufijve të Kosovës, që arriti të tërheqë vëmendjen e disave nga mediat më të mëdha në botë. Megi Cara i kërkoi kompanisë Apple ta paraqesë Kosovën si shtet më vete, pasi vuri re se ajo nuk ndahej nga Serbia me kufij ndërkombëtarë në aplikacionin Apple Maps. Peticioni u bë lajm në disa media lokale në shqip dhe në anglisht dhe më pas u shpërnda në Instagram nga Dua Lipa dhe Rita Ora për ndjekësit e tyre.

Pa kaluar dy muaj Apple mori në konsideratë kërkesën për të vendosur Kosovën si shtet më vete në Apple Maps.