Shqiptarja zgjidhet deputete në Zvicër: Këtë datë nuk do ta harroj kurrë

115

Pas zgjedhjes së saj deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, Qëndresa Sadriu, në një prononcim për ‘albinfo.ch’ thotë se ndihet krenare që është shqiptarja e parë e zgjedhur në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut. Në të njëjtën kohë thotë se eshte befasuar me rezultatin, ngase ka qenë në garë me politikanë shumë të njohur zviceranë nga ky kanton.

Qëndresa shprehet se ky rezultat fiton në peshë për faktin se përveç si shqiptare ajo ka fituar edhe si femër e re. “Këtë datë nuk do ta harroj kurrë edhe për shkakun se lidhet me pervjetorin e sulmeve te NATO-s mbi forcat serbe në Kosovë”, thotë Qëndresa Sadriu

Partia Socialdemokrate, si pjesë e së cilës ka garuar ajo, kësaj here ka marrë më shume ulëse. “Dhe kjo do të thotë se do të kemi mundësi të jetësojmë më shpejt ligjet e nevojshme në parlament”, shprehet optimiste Qëndresa. Me këtë rast ajo përmes albinfo.ch falënderon të gjithë votuesit shqiptarë dhe të tjerë që e kanë mbështetur në zgjedhjet kantonale.