Shqiptaro-amerikanët e Kryqit të Kuq në Shqipërinë e viteve 1900

27

Kjo është një fotografi që gjendet në arkivat e Bibliotekës së Kongresit Amerikan e cila tregon për gatishmërinë e shqiptarëve, në atë kohë emigrant të rinj në SHBA, për ti ardhur në ndihmë vendlindjes.

Sipas skedës shoqëruese fotografia mendohet të jetë realizuar në Shqipëri midis viteve 1915 -1920. Në të janë përjetësuar një grup i madh shqiptaro-amerikanësh të cilët janë vullnetar të Kryqit të Kuq dhe kanë ardhur të ndihmojnë në Shqipëri.

Shqipëria e fillim shekullit të XX ishte në një emergjencë shëndetësore. Shkëputja nga Perandoria Osmane, qeveria e brishtë e sapoformuar e Ismail Qemalit, dhe nisja e Luftës së Parë Botërore ishin ngjarje zinxhir të cilat ndikuan në jetën e shqiptareve,

Dokumentet e kohës tregojnë për praninë e Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe që në vitet 1914 në Shqipëri.

Ishte viti 1919 kur nisi veprimtarinë e tij humanitare në Shqipëri një mision i Kryqit të Kuq Amerikan, kryesisht në fushën e shëndetit, atë sociale dhe të arsimit. Dega e Kryqit të Kuq Shqiptar u themelua më 4 tetor 1921, por vetëm në vitin 1923 u njoh zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. / diasporashqiptare.al