Shtatori nuk e ndal plazhin, rreth 17 mijë shqiptarë të Kosovës erdhën vetëm mëngjesin e sotëm

9

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës edhe pse fundjava e parë e muajit shtator vijon të ketë fluks të shtetasve të Kosovës drejt plazheve shqiptare.

Që prej orës 00:00  deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm në Morinë kane hyre gjithsej 16 680 shtetas dhe 3358 automjete.

Edhe ditën e djeshme ka patur fluks lëvizjesh në kufirin mes dy vendeve, 13 578 shtetas të huaj dhe 4281 mjete dhe 2482 shtetas shqiptarë  dhe 1370 mjete.

Pika kufitare  e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit. Shqiptarët e Kosovës, vijojnë të kryesojnë me fluksin më të madh të vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike doganore.