“Shtegu i Gështenjave” eksperiencë fantastike mes natyrës dhe trashëgimisë kulturore

28

“Shtegu i Gështenjave”, në bashkinë e Pogradecit, është një tjetër zonë natyrore fantastike për të apasionuarit pas ecjes dhe natyrës që po tërheq gjithmonë e më tepër vizitorë.

Ecja përmes këtij shtegu synon të krijojë një eksperiencë gjithëpërfshirëse për vizitorët, duke lidhur Majën e Muçit me Pogradecin, ku ndërthuret bukuria e natyrës me kulturën, vlerat tradicionale dhe historike të zonës.

Bashkia Pogradec ndau në rrjete sociale momente nga grupet e të rinjve dhe turistëve që po e frekuentojnë këtë shteg, si pjesë të paketave turistike, teksa Pogradeci tashmë është kthyer në një pol të rëndësishëm të turizmit dhe po diversifikon ofertën turistike me larmi mundësish.

Përgjatë shtegut vizitorët kanë mundësinë të shohin pyjet me gështenja, Kishën e Shën e Dielës në Kabash etj.

Itinerari Pogradec-Maja e Mucit-Pogradec është 8 km i gjatë dhe me një disnivel prej 500m, e një nivel të lehtë vështirësie.