“Shtegu i Mullinjve”, një tjetër atraksioni turistik në Dhërmi

199

MIRËMËNGJES ?dhe me këto pamje nga Shtegu i Mullinjve në Dhërmi, atraksioni më i ri turistik në bashkinë e Himarës, ju uroj një ditë të mbarë ? #100FSHATRA☀️

Posted by Edi Rama on Wednesday, February 13, 2019

“Shtegu i Mullinjve” në Dhërmi është kthyer në një atraksion të ri turistik për vizitorët vendas e të huaj, që vizitojnë bashkinë e Himarës.

Dhërmiu, i shtrirë buzë detit Jon, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta, ka një bukuri madhështore. Dhërmiu gjendet në fund të një plazhi më shumë se pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon në një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. Fshati përbëhet nga tri lagje: Kondraqa, apo Kallami që është lagjja e parë për ata që vijnë nga Llogoraja; vijuar nga Gjileku – lagjja e dytë dhe Dhërmiu – lagjja e tretë dhe më e madhja, e cila i ka dhënë edhe emrin fshatit.

Fshati i Dhërmiut ndodhet 52 km në jug të Vlorës, 72 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti, Tirana. Nga ana administrative, Dhërmiu bën pjesë në bashkinë e Himarës.