Shteti evropian ku hyri në fuqi java me vetëm 4 ditë punë dhe 3 pushim

21

Prej kësaj të hënë, në Belgjikë ka nisur të zbatohet java 4 ditëshe e punës. Me rregulloren e re të miratuar nga qeveria, punonjësit do të mund të kërkojnë nga punëdhënësi që të punojnë 4 ditë. Nëse punonjësi dëshiron dhe bie dakord me punëdhënësin, kohën prej 38 orësh në javë do të mund ta përfundojë për 4 ditë në vend të 5 ditëve.

Ata që mund të përfitojnë nga kjo mundësi do të mund të marrin 3 ditë pushim fundjavë ose të përdorin lejen shtesë 1-ditore gjatë javës. Kjo mundësi mund të vazhdojë për 6 muaj si rezultat i një marrëveshjeje me punëdhënësin. Marrëveshja mund të vazhdojë me marrëveshje të ndërsjellë në fund të 6 muajve.

Punëdhënësit kanë të drejtë të refuzojnë një kërkesë të tillë. Por, refuzimi kërkohet të bazohet në një arsyetim të drejtë.